Phoenix Suns pa rival në NBA

Suns fituan 116-107 ndaj Minnesota për të shënuar kështu triumfin e 6 sezonal. Për Phoenix shkëlqeu Johnson me 29 pikë, 2 rebaund e 3 asiste. Ndërkaq, te miqtë diferencën e bëri Edwards e Towns, autor të 48 pikëve së bashku.

Chicago Bulls rikthehet te fitorja në NBA amerikan. “Demat” mposhtën falë edhe një performancë fantastike në periodën e katërt, Brooklyn Nets me shifrat e përgjithshme 108-99. LaVine ishte më i miri në parket për Chicagon, me 29 pikë, 4 rebaund dhe 5 asiste, për të bërë të pavlefshme 32 pikët, 9 rebaund e 6 asistet e Kevin Durant, që nuk i shërbyen Brooklyn për të shmangur humbjen. Fitorja e katërt në 8 ndeshjet e para, teksa Brooklyn pëson disfatën e 6-të në këtë sezon.

Te fitorja u rikthye edhe Miami Heat, teksa këtë herë mposhti Golden State me shifrat 116-109. Strus dhe Butler ishin më të mirë për vendasit, duke shënuar 47 pikë në total, ndërsa te Golden State u dallua i zakonshmi, Stephan Curry, autor i një tribëlldabëll. Curry realizoi 23 pikë, 13 rebaund e po kaq asiste, por pa arritur që të shmang humbjen e radhës së Golden State.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Oklahoma City vijon formën fantastike në Konferencën e Perëndimit, teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi. E udhëhequr nga Gilgeous me 34 pikë, 4 rebaund e 6 asiste Oklahoma mposhti 116-108 ndaj Orlandos.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share