“Qatar 2022” dhe rrjetet sociale (VIDEO)

Qendra e Brukselit është dukur si zonë lufte sot pasdite, pas triumfit të madh të kombëtares së Marokut kundër Belgjikës. Në kryeqendrën belge jetojnë shumë qytetarë me origjinë nga Maroku, kurse qindra prej tyre kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Brukselit. Ka intervenuar policia belge e cila ka vënë nën kontroll situatën dhe ka ndaluar personat përgjegjës të incidentit.

Federata e Futbollit të SHBA-së, ka prezantuar nëpër rrjetet sociale, flamurin kombëtar të Iranit pa emblemën e Republikës Islamike, duke theksuar se mbështet demostruesit në Iran, para ndeshjes midis dy kombëtareve më 29 Nëntor. Federata përmes një komunikate të 26 Nëntorit nëpër rrjetet sociale ka shkruar se mbështet gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”.

Seleksionuesi i Spanjës, 42 vjecari Luis Enrike, në rrjetet sociale shpërndau një urim emotiv për vajzën e tij Çana, që kishte ndërruar jetë në vitin 2019, e cila sot do të kremtonte ditëlindjen e saj të 13-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot është një ditë e vecantë. Jo vetëm se luajmë kundër Gjermanisë, por për shkak të vajzës sime Çana. Dashuria ime, ku të jesh, ne të duam” – ka shkruar Enrike.

Ish-misi I Kroacisë, Ivana Knoll, sërish është personi më I kërkuar, me të cilën tifozët duan të fotografohen. Kështu ishte edhe gjatë ndeshjes Kroaci – Kanadaja.

Ivana është duke punuar si manekene, kurse njihet si një ndër influenceret më të mëdha në Kroaci. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share