“Katar 2022”: Kroaci- Brazili hapin siparin e nedeshjeve çerekfinale

Me ndeshjen Kroaci Brazil, sot në kampionatin bbotërorë të futbollit “Katar 2022” nis raundi i çerekfinaleve

Kroacia si nënkampione e botës e udhëhequr nga Zlatko Daliq, pasi përfunduan në vendin e dytë në Grupin F, pas Marokut, kaluan më vështirësi ndaj Japonisë në 1/8 finale, duke triumfuar me penallti pas 120 minutash lojë, që u mbyllën 1-1.

Nga ana tjetë rruga për të besuarit e seleksionuesit Brazilian Tite ishte më e mira deri tani. Pasi fituan Grupin G, më pas mposhtën Korenë e Jugut 4-1, duke e mbyllur efektivisht lojën qysh në pjesën e parë falë golave ​​të Vinicius, Neymar, Richarlison dhe Paqueta.

Në ndeshjen e sotme që luhet në stadiumin “Education City”, Kroacia pritet të luaj me skemën 4-3-3. Pra, formacioni I mundshëm i Kroacisë: Livakoviq: Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Barisiq; Modriq, Brozoviq, Kovaçiq; Vllasiq, Kramariq, Perishiq.

Nga ana tjetër skuadra e selelskionuesit brazialian Tite në fushë do të paraqitet me skemën zakonshme 4-2-3-1, pra me kë këtë formacion të mundshëm: Alisson, Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo, Casemiro, Paquetá, Raphinha, Neymar, Vinicius Junior, Richarlison.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share