Rubikon në Klan M/ Raci-Sadiku: Përfshirja e Kurtit me patriotizëm në RMV është veprim i gabuar!

Analistët politikë Gazmir Raci dhe Ermal Sadiku kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin “Rubikon” për ndërhyrjet e liderëve shqiptarë në politikën e Maqedonisë së Veriut. Raci ka vënë në dukje mbështetjen e Edi Ramës për Ali Ahmetin, duke e konsideruar si një veprim të zakonshëm shtetëror, në kontrast me veprimet e Albin Kurtit, i cili, sipas tij, është përfshirë më drejtpërdrejtë në politikën e vendit fqinj.

“Edi Rama e ka mbështetur Ali Ahmetin nën petkun e zyrtares me dhëninen e titullit qytetar nderi që është normale, për dallim nga Kurti i cili është përfshir drejtpërdrejtë dhe ka anëtarë të vetit që po garojnë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që është e gabuar”, tha Raci.

Nga ana tjetër, Sadiku ka kritikuar përzjerjen e Kurtit në çështjet e Maqedonisë së Veriut, duke argumentuar se kjo nuk ishte e nevojshme dhe se Maqedonia e Veriut ka qenë tradicionalisht mbështetëse e proceseve shtetformuese të Kosovës.

“Unë mendoj se nuk është dashur të përzihen kryeministri i Kosovës dhe ta kapte këtë kartë e patriotizmit. Maqedona e Veriut në shumicën e rasteve i ka përkrahur të gjitha proceset shtetformuesve të Kosovës”, tha Sadiku./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share