Netflix publikon trailerin e “Squid Game 2”

Veç kastit të rikthyer, aktorë të rinj do t’i bashkohen këtij sezoni

Qëkur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat e serialit kanë kërkuar lajme për një sezon të dytë. Pritja më në fund mbaroi, pasi Netflix ka zbuluar trailerin për “Squid Game 2”, i cili sjell personazhe të rinj që i janë bashkuar kastit të mëparshëm.

Traileri i shkurtër tregon pak nga ajo që pritet të ndodhë këtë sezon, përfshirë lojërat vdekjeprurëse nga sezoni i kaluar: “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”. Videoja zbuloi gjithashtu yllin e “Squid Game”, Seong, i luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Personazhet e rinj përfshijnë aktorin dhe këngëtarin korean, Yim Si-Wan së bashku me Kang Ha-neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong- geun. Ndërsa karakteret e këtyre aktorëve nuk u zbuluan, të katër ata shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.

Me daljen e tij në 2021, seriali u bë një sensacion global dhe vazhdoi të thyente rekorde të shumta shikueshmërie në Netflix. Mbetet shfaqja më e shikuar e platformës dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë. Ky serial po ashtu mori 14 nominime marramendëse për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share