Lirohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS- 95 mbetet i njëjtë, njoftoi sot Komisioni rregullator i energjetikës.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS 98 do të jetë 89,50 denarë për litër, EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 75,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 75,50 denarë.

Çmimi i Mazutit M-1 NS rritet për 2,107 denarë dhe kilogrami do të kushtojë 46,661 denarë. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share