”Armiku i popullit” të shtunën premierë në Teatrin e Tetovës

“Vënja e kësaj vepre në skenë, në Teatrin e Tetovës ka vetëm një qëllim. Të zgjojë!”

Kështu e përshkruan regjisori Arben Kumbaro rëndësinë dhe peshën që ka vepra “Armiku i popullit” e autorit Henrik Ibsen e cila është një dramë me karakter social. Në thelb të saj qëndron humbja e vlerave morale të individit dhe shoqërisë, informon Klan M.

Regjisori Kumbaro, pasi e ka ndjerë për së afërmi realitetin e Tetovës thote se Tetova është një qytet, ku të gjitha rrugët të çojnë tek Teatri, ndërsa Teatri nuk është një gjë e rëndësishme për jetën e qytetit. Si për të kundërthënë këtë të vërtetë të anashkaluar e të trishtë, “Armiku i Popullit” në Teatrin e Tetovës do përpiqet të flasë për gjëra me
rëndësi në jetën e Tetovarëve.

Arben Kumbaro është regjisori më me peshë në teatrot shqiptare i cili ka arritur që të shfaqë vepra edhe në skenat ndërkombëtare. A do të arrijë “Armiku i popullit”, nën konceptin regjisorial të Arben Kumbaros, të zgjojë qytetarët e Tetovës? Ejani në teatër të shtunen më 15 dhe 21 tetor 2022 në orën 20:00.

Në këtë shfaqje interpretojnë:

𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.
Ass.regjisor: 𝑬𝒍𝒎𝒊𝒓 𝑺𝒆𝒋𝒇𝒖𝒍𝒍𝒂𝒊
Skenografia: 𝑩𝒊𝒍𝒈𝒂𝒊𝒑 𝑲𝒐𝒄̧𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 – 𝑩𝒊𝒈𝒆
Kostumografe: 𝑴𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑯𝒐𝒙𝒉𝒂
Kompozimi muzikor: 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑸𝒂𝒎𝒊𝒍𝒊
Performanca muzikore: 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑶𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑳𝒆𝒂𝒓𝒕 𝑴𝒊𝒔𝒊𝒎𝒊.
Pllakati: 𝑵𝒂𝒈𝒊𝒑 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒊𝒍𝒊 – 𝑵𝒂𝒈𝒊

Përgatiti: Zana Muhaxhiri Ramadani

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share