Messi i jep fitoren Argjentinës

Brazili humbet në Uruguaj, Neymar dëmtohet

Argjentina vijon të dominojë në kualifikueset e Botërorit 2026. Lionel Messi i dha fitoren e radhës kampionëve të botës në fuqi që ia dolën të mundnin 2 – 0 Perunë.

Kapiteni i argjentinasve realizoi të 2 golat, në minutën e 32’ dhe të 42’ të sfidës së zhvilluar në Lima.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky sukses e mban Argjentinën me pikë të plota në krye të renditjes pas 4 ndeshjesh. Brazili u dorëzua përballë Urguajit në Montevideo.

Nunez dhe De La Cruz ishin autorët e golave në fitoren 2 – 0. Në këtë sfidë Neymar la fushën i dëmtuar në fundin e pjesës së parë.

Brazili me këtë disfatë është i treti në renditje me po aq pikë sa Uruguaji i vendin të dytë.

Në ndeshjet e tjera Kili mundi 3 – 0 Venezuelën, Paraguaji fitoi 1 – 0 me Bolivinë, ndërsa përballja Ekuador – Kolumbi u mbyll pa gola.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share