Sot startojnë Premier Liga, La Liga dhe Liga 1  

Tre ligat kryesore të futbollit në kontinentin e Europës , si  Premier Liga anleze, La Liga  spanjolle dhe Liga 1 e Francës, sot zyrtarisht hapin siparin e kampionatit të ri 2023/2024 .

Në Premier Ligën angleze skuadra kampione, Manchester City e fillon sot mbrojtjen e titullit, ndaj skuadrës së Burnleyt.

Qytetarët janë përforcuar mjaft mirë këtë afat kalimtar, dhe do të synojnë fitoren ndaj ekipit që u shpall kampion në Championship.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, sot do të nis edhe kampionati në La liga të Spanjës, me dy ndeshje që në program janë sot. Almeria do të ballafaqohet me Rayo Vallecanon dhe Sevilla me Valencian.

Ndërsa, sot do të startojë edhe liga franceze Ligue 1, me Lille që do takohet me Nice. Kujtojmë te Lille luan futbollisti shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili do të synojë që ta nis me gol këtë kampanjë të re.

Futboll më të pasur do të kemi padyshim këtë vikend, me shumë ndeshje që do të jenë në program. /KlanMacedonia/                          

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share