“Më mirë të vdes sesa në BDI” – Gashi sqaron deklaratën e shumëpërfolur të tij!

Duke komentuar deklaratën e tij të para disa viteve se “më mirë të vdes sesa të shkoj në BDI”, Gashi në Klan Debat theksoi se kjo deklaratë është keqinterpretuar në qarqe të caktuara. Ai sërish potencoi se kurrë nuk do të bëhet pjesë e BDI-së, por si subjekte politike, mund të kenë bashkëpunime, siç kanë pasur në të kaluarën edhe me LSDM-në në qeveri.

Bashkëpunime, sidomos mes partive shqiptare, sipas Gashit duhet të ketë edhe në të ardhmen.

“A doni t’ua citoj se çka kam thënë? Kam thënë: nëse më duhet të vendosi të vdes apo të jem në BDI, kam thtënë më mirë kisha vendosur të vdes. Ajo ka qenë një postim në facebook, kam qeneë S ekretar i Përgjithshëm…d.m.th. unë asnjëherë nuk shkoj në BDI. Kurrë! Unë kam thënë se Afrim Gashi nuk përfundon në BDI, nuk shkoj në atë parti, por ne bashkëpunojmë. SHikoni, na ka rënë puna të bashkëpunojmë me LSDM-në në qeveri e lëre më me BDI-në. Bashkëpunimi është diçka tjetër”, ka sqaruar Gashi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share