Liga e dytë: Besa e Dobërdollit edhe matematikisht siguroi kualifikim në Ligën e Parë

Dy fitore të ekipeve vendase, katër barazime dhe dy fitore të mysafirëve me gjithësejtë 20 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e dytë të futbollit vendor, Besa e Dobërdollit me barazimin e sotëm kundër Pelisterit edhe matematikisht ka siguruar kualifikim në elitën e futbollit vendor.

Besa e Dobërdollit pas barazimit të sotëm me Pelisterin 0-0 edhe matematikisht siguroi kualifikim në elitën e futbollit vendor në kampionatin 2024/2025. Për ekipin Besa ky është sukses historik duke marr para sysh se vinë nga një vendbanim rural por me një sponsor që e donë sportin siç familja e Tairi nga Dobërdolli.

Suksesin historik pas përfundimit të ndeshjes e përshëndetën afro dy mijë tifozë ne mesin e të cilëve edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit , Isen Shabani. Ekipi Besa që tanimë është skuadër e cila në sezonin e ardhshëm në mënyrë të barabartë do të garon me Shkëndijën, Shkupin, Struga Trim Lum, Vardari, Sileksi, Gostivari e tjerë. Deri në zhiron e 26 të Besa ka regjistruar 21 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Skuadra tjetër që do të jetë pjesë e Ligës së pare sipas të gjitha gjasave do të Pelisteri që ka 6 pikë më pak se Besa por 6 pikë më tepër se vendi i tretë Detonit Plaçkovica e cila sipas pozitës aktuale do të luan në balotazh .

Një ndeshje mjaft interesante dhe me 10 gola të shënuar u zhvillua në Tetovë mes Teteksit dhe Arsimit të Çegranit që përfundoi me rezultatin 4-6

Rezultatet e xhiros së 26-të: Bashkimi – Skopje 0-0, Bellasica – Kozhufi 2-0, Besa Dobërdoll – Pelisteri 0-0, Novaci – Detonit Plaçkovica 0-1, Ohri – Kamenica Sasa 1-1, Osogova – Karaormani 2-1, Pobeda – Vardari Negotinë 1-1, Teteksi – Arsimi 4-6.

Tabela: 1.Besa 67 pikë, 2.Pelisteri 61, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 44, 5.Ohri 39, 6.Skopje 39, 7.Bashkimi 38, 8. Vardari Negotinë 35, 9 Bellasica 34, 10.Kozhufi 34, 11.Novaci 28, 12.Pobeda 27, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 23, 15. Kamenica Sasa 19 , 16.Karaormani 15 pikë.

Në xhiron e 27, të marten më 30 prill, me fillim në ora 16:00, takohen: Besa – Ohri, Arsimi – Bashkimi, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa, Skopje – Pobeda, Karaormani – Bellasica, Kozhufi – Novaci, Pelisteri – Teteksi dhe Vardari (Neg) – Osogova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share