Shkup, nga data 23 Maj do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit kumtoi se nga data 23 deri më 26 maj në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, do të bëhet dezinsektimi tokësor në rajonin e qytetit kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën tjetër të ardhshme, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në kohën e njejtë.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share