Bora dhe ngricat nuk ”ngrijnë” çmimet e produkteve bujqësore?!

JAVËN E ARDHSHME MASAT E REJA ANTI-KRIZË

Edhe përkundër masave të qeverisë për uljen e produkteve bazë ushqimore, sic njofton KlanM, çmimet mbeten ende të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Një kilogram domate – 70 denarë, patatet – 50, lakra – 30 denarë, qepët – 60, mollët – 50, limoni – 60 denarë, një kilogram groshë – 140 denarë ishin çmimet në Tregun e Gjelbërt në Gjorçe Petrov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Çfarë di unë për çmimet. Çmimet janë padyshim të shtrenjta.

Gjithmonë të shtrenjta për ne, gjithmonë… Dhe kjo është.

Mirë janë. Ka pak shtrenjtime por mirë jane.

Unë po ju them se ishte më shtrenjtë, por tani është pak më lirë. Por çfarë të them, Unë mendoj për tregun nëse pyet, çmimet nuk janë shumë të shtrenjta tani. Është mirë, ishte më keq.

Shtrenjtë janë. Me pensionet tona çmimet janë të shtrenjta.

Krahas me çmimet, sic njofton KlanM, qytetarët duhet të përballen edhe me dimrin sidomos më ngricat dhe motin e ftohtë. Thonë se nuk janë befasuar nga reshjet e borës.

Jo përse të na befasojë. Sepse tani jemi në nëntor, dhjetor. Nuk do të duhej të na befasonte tani bora. Do të na befasonte po të ishte maj apo qershor dhe jo tani.

Jo, e pashë më parë se do binte.

Na befasoi. Nuk mendova se do të binte borë por ra. Mirë është.

Po të gjithëve na befasoi, shoferët, automjetet, fushat.

Ndërkohë autoritetet e vendit paralajmërojnë pakon e radhës të masave anti-krizë. Edhe pse e paralajmëruar për në fillim të nëntorit, autoritetet, sic njofton KlanM, thonë se masat e reja anti-krizë do të bëhen publike javën që vjen. Sipas tyre, me këto masa, do të përfshihen një numër i madh i qytetarëve, pensionistë, por do të ndihmohet edhe biznesi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share