Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, barazon Voska Sport , humbë Gostivari

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e pestë në Ligën e parë të futbollit vendor. Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari është anuluar për 1 nëntor.

Në një ndeshje dramatike që u zhvillua në stadiuminin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Shkëndija me përmbysje mundi Rabotniçkin vendas me rezultatin 2-1. Ekipi i Rabotniçkit ishte në epërsi me golin që e shënoi Kagimu në minutën e 28-të. Ndërsa kuqezinjtë tetovar arritën të përmbysin rezultatin me golat që i shënuan Bruno Dita në minutën 90+1’ dhe KRASNIQI në minutën 90+6’. Për ekipin tetovar ishte kjo fitorja e katërt radhazi pas katër xhirove, ndërsa takimin me Struga Trim Lum do ta zhvillojnë më 1 nëntor.

Fitore të sigurt 3-1,ka shënuar Shkupi në takimin me ekipin e Gostivarit. Autor të golave për ekipin nga Çairi ishin Hoxhiq (26),Sahiti (70) dhe Vosha në minutën 90+7, golin e vetëm pë Gostivarit e ka shënuar Potuk (64).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Kavadar, Tikveshi dhe Voska Sport kanë luajtur me barazim 1-1. Autor I golit pë vendasit ishte Gasam në minutën e 17-të, ndërsa barazoi Marushiq në minutën e 73.

Bregallnica në Shtip mundi Akademia Pandev Brera me rezultatin minimal 1-0 me golin e vetëm që e realizoi Venegas në minutën e 27. Pë ekipin nga Strumica ishte kjo disfata e pare pas katër fitoreve radhazi.

Ndeshje në Kratovë mes Sileksit dhe Makedonija Gj.P përfundoi me barazim 2-2 edhe pse ekipi mysafirë ishte në epërsi deri në minutën 82-të. Autor të golave pë sileksin ishin Gjorgjievski (44), Kalanovski (82) , ndërsa për Makedonija Gj.P shënuan Aleksovski (44) dhe Skenderi (45+2’).

Rezultatet e xhiros së V-të

Breagallnica – AP Brera 1-0,

Rabotniçki – Shkëndija 1-2,

Shkupi – Gostivari 3-1,

Sileksi – Makedonija Gj.P 2-2,

Tikveshi – Voska Sport. 1-1

Tabela: 1.Shkëndija 12 pikë (1 ndeshje ), 2 AP Brera 12, 3.Bregallnica 9, 4.Shkupi 8, 5.Tikveshi 7, 6.Rabotniçki 6, 7.Sileksi 6, 8.Makedonija Gj.P 5, 9.Struga Trim Lum 3 (-3 ndeshje), 10.Voska Sport 4 (-1 ndeshje), 11. Gostivari 3, 12. Vardari 1 pikë (-1 ndeshje).

Në xhiron e VI-të, me 2 shtator, me fillim në ora 16:00, takohen:Vardari – Makedonija GJ.P, Gostivari – Sileksi, Shkëndija – Shkupi, AP Brera – Rabotniçki, Voska Sport – Bregallnica dhe Struga Trim Lum- Tikveshi /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share