Struga Trim Lum prezantoi boshnjakun Senad Jaroviq 

Ai nënshkroi kontratë 2 vjeçare me ekipin strugan

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Struga Trim Lum vazhdon përgatitjet intensive për garat evropiane dhe për kampionatin e ri 2023/2024. Krahas seancave të rregullta stërvitiore drejtuesit e klubit janë duke sjellë edhe emra të ri të cilët do të jenë freskim në ndeshjet e garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kështu që sot u prezantua prurja më e re futbollisti boshnjak me pasaport gjermane sulmuesi ofenziv 25 vjeçari Senad Jaroviq, i cili vjen nga skuadra e ligës së dytë rumune Baja Mare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kemi arritur marrëveshje që në dy vitet ardhshme futbollisti boshnjak Senad  Jaroviq do të vesh fanelën me ëmblemën e Struga Trim Lum. Besojm se ai do të jetë ndihmësë e madhe në ndeshjet e garave europiane  pasi ka një karrierë me pëvojë të madhe” tha Besar Isaku, drejtor sportiv në KF Stuga Trim Lum.

Jaroviq ka luajtur edhe në ekipet e Petrolul të Rumanisë, Slloboda të Tuzllës, Radomile dhe Domzhale të Sllovenisë.

Ndërkohë që Struga Trim Lum gjatë fazave përgatitore do të zhvillojnë tre ndeshje  miqësore dhe  ate më 23 qershor me kampionin e Kosovës Ballkanin, më 30 qershor me kampionin e Shqipërisë Partizanin dhe më 5 korrik me Tiranën./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share