Gjoba ndaj Djokoviç, 7100 euro për shkelje të kodit të sjelljes

Novak Djokoviç është gjobitur për thyerjen e raketës së tij gjatë finales së Uimbëlldonit.

Incidenti ndodhi në setin e pestë me tenistin serb tepër të acaruar në përballjen ndaj spanjollit Karlos Alkaraz. Ai do të duhet që të paguajë rreth 7100 euro për veprimin e bërë.

Gjyqtari Fergus Murphy i dha menjëherë një paralajmërim numrit 2 të botës për një shkelje të kodit për sjelljes. Paratë do të zbriten nga çeku me vlerë 1.37 mln euro që ai do të marrë si finalist i turneut të fushës me bar.

Frustrimi i tenistit serb u rrit, pasi ai bëri një gabim në setin final kundër numrit 1 të botës. Në fund, Xhokoviç humbi mundësinë që të bënte historinë dhe të fitonte Grand Slamin e tij të 24 në histori.
Por suksesi i spanjollit, bën që në tenisin e meshkujve të nisë një epokë e re.

Alkaraz, vetëm 20 vjeç, e fitoi për herë të parë turneun e Uimbëlldonit. Numri 1 i botës do të përfitojë 2.35 mln me triumfin e arritur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share