NBA: Fitore të sigurta e Warriors, Çikago e Brooklyn

Në Lindje kryeson Boston me 21 fitore e 6 disfata

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku pati disa përballje shumë interesante.

Kampionët në fuqi Golden State Warriors me një lojë të shkëlyer mundi ekipin e Boston që kryeson tabelën, me rezultat 123-107. Më efikas ishin Thompson I cili realizoi 34 pikë e Curry 32. Ndërsa Brown me 31 pikë ishte më efikas te Boston.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fitore të thellë shënoi Çikago në përalljen me Dallas me rezultat 144-115. DeRozan me 28 pikë ishte më i miri në këtë takim. Ekipi i Denver mundi Utah Jazz me rezultatin 115-110, falë një “triple double” të Nikolla Jokiq me 31 pikë, 12 kërcime e 14 asist.

Miami pësoi disfatë para tifozëve vendas me rezultatin 111-115 nga San Antoni. Në këtë ndeshje vendimtare ishin 47 pikët që i shënuan lojtarët rezerev. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Brooklyn, që mundi 136-133 Indiana. Thomas me 33 pikë ishte më efikas në ndeshje.

Konferencën e Lindjes e kryeson Boston me 21 fitore e 6 disfata, para Milwaukee që ka 19 fitore e gjasht humbje.

Rezultatet e sotme

Miami – San Antonio, 111-115

Indiana – Brooklyn, 133-136

Washington – Clippers, 107-114

Cleveland – Oklahoma, 110-102

Chicago – Dallas, 144-115

Golden State – Boston, 123-107

Denver – Utah Jazz, 115-110

Portland – Minnesota, 124-118

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share