West Ham ‘asiston’ për Manchester City

‘Çekiçët’ mbajnë në barazim Arsenalin, llogaritë të hapura për titull

Arsenal shpërdoron një tjetër mundësi për t’u arratisur drejt titullit. “Topçinjtë” u ndalën në barazimin e dytë radhazi, edhe këtë herë me shifrat e njëjta 2-2. Londinezët ngecën 2-2 në transfertën e West Ham, edhe pse kaluan të parët në avantazh me autor Jesus.

Por West Ham u hodh e gjitha në sulm dhe përmes një penallti arriti të ngushtojë diferencat. 11 metërshi i tretë radhazi për Arsenalin, që i dënon sërish dhe i heq fitoren nga duart.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo pasi Bowen në pjesën e dytë shënoi golin e barazimit 2-2 për t’i dhënë një pikë me tepër vlera West Ham. Pas këtij barazimi, Arsenal numëron 4 pikë më shumë se City ndjekës, me një ndeshje më shumë të luajtur dhe e ku pas disa ditësh do të mas forcat pikërisht me skuadrën e Guardiolës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share