VMRO-DPMNE i vërsulet nipit tjetër të Ali Ahmetit – Besian Ahmetit!

Akuza LSDM-së dhe BDI-së edhe për rastin “Merko”

VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat kundër BDI-së. Nëse ditëve të kaluara në shënjestër ishte nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, opozita maqedonase, sic njofton KlanM, tani I është vërsulur nipit tjetër, Besian Ahmetit.

Sipas tyre ai është emëruar si Sekretari i Parë në Ambasadën në Bruksel, kurse nga viti 2007 deri në 2017 ka qenw pronar bashkë me vëllain Drinin, i firmës “Everest XHD”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

DRAGAN KOVAÇKI – VMRO DPMNE

“Besian Ahmeti tani nga pozita e zyrtarit gjatë një periudhe ishte emëruar për të monitoruar marrëveshjet për koncesione të mineraleve, biznes me të cilën merret firma e tij, që ka mbetur në pronësi të vëllait Drin Ahmeti”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Opozita, sic percjell KlanM, nuk nguron ta drejtojë gishtin dhe akuzat për korrupsion tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti ndërton klanin Ahmeti. Derisa është deputet dhe lider I BDI-së, familjarët e tij hyjnë në biznese multimilionëshe dhe vendosin nëpër institucione për fatin e bizneseve tjera që mund të paraqiten si konkurent”, tha Kovaçki.

Nga VMRO-DPMNE e kanë komentuar edhe rastin “Merko”.

Sipas tyre, sic njofton KlanM, Kryebashkiaku I Strugës është në “listën e zezë” amerikane, kurse Kryeministri Kovaçevski nuk guxon t`I kërkojë përgjegjësi. VMRO-DPMNE pretendon se me këtë LSDM-ja dhe Kovaçevski u janë të nënshtruar BDI-së dhe funskionarëve të tyre partiak. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share