Lokalizohet zjarri në Lubin të Sarajit

Zjarri në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit është lokalizuar, njoftoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, përcjell KlanM.

“Me veprimin preciz të tre aeroplanëve ‘traktorë ajror’ të QMK-së, si dhe një helikopter të MPB-së, zjarri është lokalizuar”, tha Angelov.

Ai shtoi se ekipi i zjarrfikësve të Shkupit po qarkullojnë dhe po shuajnë mbetjet e zjarrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share