Kasami pret Kurtin në Tetovë: Lidhja jonë është shpirtërore

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell KlanM. Kurti në Tetovë shkoi pas përurimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair.

“Në takim diskutuam mbi thellimin e bashkëpunimit në rafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës. Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit.
Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore”, ka shkruar Kasami pas takimit.

Për nder të vizitës së Kurtit, sonte në Tetovë organizohet koncert me grupin e njohur Elita 5./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share