Veshjet e guximshme në tapetin e kuq, pendohet Rihanna!

Rihanna është penduar për disa vendime të së shkuarës që thotë se  nuk do t’i bënte më si nënë e dy fëmijëve. Bëhet fjalë për veshjet e saj në daljet e dikurshme publike ku duket se disa zgjedhje tashmë  i konsideron një gabim.

36-vjeçarja duket se është penguar paksa për daljet ‘topless’ apo me të mbathurat tërësisht të dukshme në tapetin e kuq.

“Tingëllon hipokrizi sepse kam bërë shumë gjëra në jetë, kam zbuluar gjoksin, të mbathuar. Por tani këto janë gjëra që si  nënë, si një zonjë e re më e pjekur, theksoj ‘e re’, janë thjesht gjëra që ndihem se s’do t’i bëja kurrë ose them ‘o Zot, vërtet e kam bërë këtë? Gjoksin jashtë?”, rrëfeu këngëtarja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto mendime duket se do të ndikojnë edhe në zgjedhjen e veshjes së Met Gala 2024. RiRi tha se do të vishet me Fenty, por do të kujdeset që të jetë më e thjeshtë dhe e përmbajtur këtë herë.

Këngëtarja është nënë e dy djemve me partnerin e saj, A$AP Rocky.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share