Përlotet Rita Ora: Të bashkohemi dhe të mësojmë për të drejtat e përbashkëta dhe respektin

Në konferencën për shtyp me kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadorin britanik, Rita Ora, e cila performon sonte në Tiranë, foli mbi kontekstin e këtij koncerti. Në fillim, këngëtarja kërkoi ndjesë për përdorimin e anglishtes për shkak se nuk di të flasë mirë shqip, ndërsa theksoi se është një privilegj që është rikthyer në Shqipëri.

Pasi iu referua sukseseve të të rinjve, Rita u ndal edhe në ngjarjen e rëndë të përdhunimit në Prishtinë, ku mes lotësh foli për të drejtat e barabarta dhe respektin mes njerëzve. Ngjarja e Kosovës ka qenë edhe arsyeja pse line-up i koncertit të sotëm përbëhet vetëm nga femra, të cilat janë zgjedhur nga Rita.

“Do doja të nënvizoja rëndësinë e prezencës këtu dhe të festojmë jo vetëm rininë, por edhe për t’u gëzuar me muzikën që do dëgjojmë sot në qendër. Do doja gjithashtu të thoja se të bësh diçka si kjo dhe të kesh mundësinë të flasësh për rininë është diçka që nuk e marr të mirqenë. Ndihem se si ambasadore, është puna ime të nënvizoj gjërat që unë mendoj se mund të jenë të dobishme për të frymëzuar të ardhmen tonë. Është shumë frymëzuese të shohësh talentet që kanë dalë 10 vitet e fundit në fushën time. Është shumë e rëndësishme që të themi se ëndrrat bëhen realitet, edhe nga vendi ynë i bukur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sonte është festë, por dua ta përdor këtë mundësi për të folur… më falni sepse mund të jem pak emocionale sepse e di se çfarë ndodhi me ngjarjen traumatike të dy javëve më parë. Është shumë e rëndësishme të dimë si i rrisim fëmijët tanë dhe t’iu japim një mundësi që të mësojnë të respektojnë femrat, të na trajtojnë barabar dhe të kemi të drejtën e të ndjerit të sigurta ndërsa ecim në rrugë. Shpresoj vërtetë që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndihmojë gratë por jo vetëm, edhe burrat që të bashkohemi dhe të mësojmë për të drejtat e përbashkëta të barabarta dhe respektin”.

Në fund të fjalës së saj, Rita ofroi ngushëllimet e saj ndaj familjes së 11-vjeçares dhe i ftoi të gjithë në shesh për të festuar për bukurinë e vendit dhe për t’u kënaqur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share