Verstappen merr “pole position” në Japoni

Max Verstappen ka bërë atë që pritej në Çmimin e Madh të Japonisë. Piloti i Red Bull ka realizuar kohën më të mirë me: 1 minutë, 28 sekonda dhe 877 të mijëtat e ky është pole postion i nëntë në këtë sezon të Formula 1

Në rreshtin e parë me holandezin do të jetë Oscar Piastri me Mçlaren e tij, ndërsa i mbylli provat zyrtare me 581 të mijëtat më vonë.

Në rreshtin e dytë sërish një McLaren. Lando Noris doli i treti më i shpejtë, e asp tij piloti i Ferrarit Sharls Lekler.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rreshti i tretë për Sergio Perez me Red Bull-in tjetër dhe për makinën “Kokëkuqe” të Carlos Sainz. Pas provave zyrtare, Verstappen shprehu kënaqësinë për “pole position” në pistën e Suzukas.

“Si fillim dua të jap një falenderim të madh për të gjithë tifozët, që na kanë mbështetur tashmë gjatë gjithë fundjavës, të gjithë janë kaq të pasionuar pas Formula 1, kështu që ju faleminderit shumë që keni ardhur. Nga ana jonë ka qenë një fundjavë e pabesueshme deri më tani dhe veçanërisht në provat zyrtare ku e shtyn veten në limit dhe ishte një ndjesi e këndshme”, tha ai.

Për Piastrin koha e dytë më e mirë e lumturon së tepërmi dhe ai e konsideron vendin e dytë dhe të tretë nga shoku i skuderisë, një rezultat mjaft të mrië për Mçlaren.

Shtatë herë kampioni i botës Leëis Hamilton doli në vend të shtatë, e pas tij piloti tjetër i Mercedes, George Russell.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share