Paris 2024: Më 16 prill në Olimp ndizet flaka olimpike, më 26 prill u dorrëzohet organizatorëve të LOV

Më datën 16 prill, në Olimp të Athinës, do të ndizet flaka olimpike që do të qëndrojë e ndezur deri në fund të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Tedofori i parë i pishtarit olimpik do të jetë kampion grek i kanotazhit, Stefanos Douskos.

Pasi të përshkojë disa vende në Greqi dhe do të mbahet nga 600 tedoforë në shtetin helen (për rreth 500 km), më 26 prill pishtari me flakën olimpike do t’i dorëzohet organizatorëve të Olimpiadës franceze.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pishtari do të përshkojë rrugëtimin e tij nga Athina për në Paris jo nga ajri, por përmes një udhëtimi në Detin Mesdhe. Një anije e quajtur “Belem” do të mbajë pishtarin, që do të mbërrijë në Marsejë më 8 maj para se të shkojë në Kullën Eifel.

Nga ky moment, pishtari me flakën olimpike të ndezur, gjatë 68 ditëve të mbetura nga nisja e Olimpiadë, do të përshkojë 64 territore franceze. Rrugëtimi i pishtarit në duart e tedoforëve francezë do të jetë rreth 7000 kilometra i gjatë.

Përveç qyteteve në Francë pishtari do të udhëtojë edhe në vende që konsaiderohen territore franceze, përtej oqeanit Atlantik, Paqësor dhe atë Indian. Në total, do të jenë 10 mijë tedoforë që do të mbajnë flakën olimpike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share