Botërori 2022 | Golat me shpejtësinë më të lartë

Topi i goditur nga meksikani Chavez kaloi 121 km/h

Në sfidat e grupeve dhe ato të fazës së 1/8 janë shënuar 148 gola. Por cili prej tyre kishte goditje me shpejtësinë më të lartë? Meksikani Luis Chavez e realizoi në sfidë me Arabinë Saudite dhe topi preku rrjetën me më shumë 121 km/h.

Një silur i vërtetë i Chavez që festoi golin e parë me Meksikën. Distanca ishte thuajse 30 metra. Pas tij është japonezi Ritsu Doan. Topi arriti 120 km/h në përballjen me Spanjën.

Në vendin e tretë është Niclas Fullkrug, i cili i shënoi spanjollëve nga pak më shumë se 13 metra largësi dhe goditja e tij arriti 118 km/h.

Në këtë listë janë edhe Cristiano Ronaldo, Harry Kane apo Kylian Mbappe. Të dhënat vijnë nga pajisja e vendosur brenda topit të krijuar nga Adidas që falë materialit të përdorur është më shpejti i të gjitha kohërave.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share