Duraku: Afrim Gashi del bartës liste por ky paska qejf me u bë polic!

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, ironizoi me deklaratën e Afrim Gashit nga VLEN i cili tha se do të udhëheqin me MPB-në ne qeverinë e re me VMRO-DPMNE-në.

Duraku tha se Gashi paska qejf të bëhët polic mirëpo më e drejtë do të ishte që kandidatët e VLEN-it të përballen në debate politike me kandidatët e Frontit Europian.

“Këto deklarata janë të ulëta. Gashi po edhe 20 tjerët lë të vinë këtu në studio bashkë me mua duhet të përballen në emision e jo më këto deklarata. Ky sipas kësaj deklarate që do e marrin MPB-në, ky ka dal bartës liste, por paska qejf me u bë polic”, deklaroi Duraku. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share