Veç Borës e Donaldit, Semi pohon se ka bashkuar edhe një çift tjetër në showbiz!

Mbrëmjen e sotme, Semi Jaupaj ka qenë mes shumë të ftuarish të tjerë në emisionin “Zemër Luana” në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Teksa realizohej loja e Irkencit dhe Semit ku duhet të ndanin sekretet e personazheve VIP ose të pinin pije të shëmtuara. Semi ka zbuluar se Bes Kallaku e ka pyetur për partneren e tij Xhensilën se çfarë vajze është.

Më tej, Semi ka bërë edhe një batutë duke thënë: “Unë bashkoj çifte, jam bërë kupid”. Gjë e cila ka shkaktuar të qeshur. Madje rikujtojmë se kohë më parë Semi është shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka ndihmuar në ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

E mesa duket tani më u bënë dy çifte në shoëbiz të cilët janë bashkë edhe me ndihmën e Semit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share