Hoxha: Lëvizja drejt Mickoskit mund të jetë vetëvrasje politike për Taravarin! Fotografi e gërditshme…

Analisti Dibran Hoxha në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin tha se bashkëpunimi i Taravarit me Mickoskin mund të jetë vetëvrasje politikë për këtë të parin.

“Lëvizja e fundit, bashkëpunimi i Taravarit me Mickoskin mund të jetë vetëvrasje politike për Taravarin. E pastë vetën në qafë”, tha Hoxha.

Analisti Ylli Hoxha tha se fotografia e sotme e publikuar nga VLEN ishte e gërditshme.

“Fotografia e sotme e publikuar e Taravarit me Mickoskin është e gërditshme. E papranueshme për skenën politike”, deklaroi Hoxha.

Poashtu dhe analisti, Visar Ymeri tha se VLEN ka ndryshuar që nga fillimi deri më tani, pasi fushatën e nisi duke u thirrur në Vetëvendosje, ndërsa ka përfunduar në VMRO-në e Mickoskit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share