Love Island Albania vjen për herë të parë në Shqipëri me një aplikacion të dedikuar, tërësisht falas

Love Island, patenta ndërkombëtare nga ‘ITV Studios’ që vjen ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Klan duke nisur nga kjo e diel do të sjellë risi edhe në aspektin e mbulimit online dhe ndërveprimit me publikun.

Një website i dedikuar formatit Love Island vjen për publikun në adresën https://loveisland.tvklan.al ku ju do të zbuloni gjithçka për islanders, lajme dhe video ekskluzive nga vila e dashurisë. Aty do të gjeni materiale të patransmetuara dhe shumë surpriza.

Nuk mbarojnë me kaq risitë që do të sjellë Love Island & Tv Klan për shikuesit.

Nga sot është publikuar aplikacioni zyrtar i ‘Love Island Albania’ për telefonat Android (shkarko aplikacionin duke klikuar këtu) dhe në iPhone, iOS (shumë shpejt e gjeni në App Store të Tv Klan SH.A, ndërkohë mund të vizitoni faqen web mobile duke klikuar këtu).

Fati i rrugëtimit të ‘islanders’ do të jetë edhe në dorën tuaj përmes votimit ekskluziv në aplikacion, pa asnjë pagesë shtesë ju mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Në aplikacion do të gjeni çdo video, prapaskena, foto nga brenda vilës, takimet e çifteve, por edhe surpriza që do t’iu bëjnë të qëndroni çdo moment të lidhur pas Love Island Albania.

Takimet tona do të jenë çdo të diel ora 21:00 dhe çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan, por ju mund të zbuloni më shumë përmes aplikacionit dhe faqes web.

Është koha për t’u dashuruar, Love Island Albania ekskluzivisht në Tv Klan!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share