Golden Globes | “Elvis”, “The Crown” e “Top Gun Maverick” kryesojnë listën

Nominimet për “Golden Globes 2023” janë shpallur, me fansat e entuziazmuar se kush mund të marrë çmimet kryesore në janar.

Elvis, The Crown e Top Gun: Maverick kryesojnë listën. Kevin Costner është nominuar për rolin e tij si John Dutton në Yellowstone, po ashtu edhe Imelda Staunton në The Crown, Ana de Armas si Marilyn Monroe në Blonde.

Austin Butler është nominuar si “aktori më i mirë” në një dramë për rolin e tij në Elvis, i cili gjithashtu është pretendent për filmin më të mirë.

White Lotus nominohet  në kategorinë e re të Serive të Kufizuar për Televizion, teksa Jennifer Coolidge pret që të nominohet për aktoren më të mirë.

“The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere All At Once” ishin ndër më të nominuarit në kategoritë e filmave, ndërsa “Abbott Elementary”, “Dahmer” i Netflix dhe “The White Lotus” janë vlerësuar të fitojnë shumë në çmimet televizive.

Edicioni i 80-të i “Golden Globes” do të mbahet të martën, më 10 Janar 2023.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share