Varshava mbushet me tifozë kuqezi: Fitojmë sot, jemi ‘ushtarët’ e kombëtares

Kombëtarja shqiptare nis mbrëmjen e sotme fushatën e eliminatoreve për Euro2024. Kuqezinjtë do të përballen në orën 20:45 me Poloninë, ndeshje e cila do të transmetohet në Tv Klan.

Pavarësisht largësisë, Varshava, kryeqyteti polak është mbushur me tifozë kuqezi të cilët duket se po e shijojnë që pa filluar sfida qëndrimin atje. Kjo u pa qartë gjatë një lidhje direkte të gazetarit Erion Todhe për edicionin e lajmeve të Tv Klan. Ai ishte i rrethuar nga dhjetëra tifozë të cilët edhe gazetarin ishin siguruar që ta vishnin me simbolet e kombëtares, plisin me shqiponjë dhe shallin kuqezi.

Todhe raportoi se pritet që jenë rreth 700 tifozë shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy”. Dhe jo vetëm nga Shqipëria… aty kanë shkuar me dhjetëra tifozë nga diaspora.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

“Ne kemi besim se do fitojmë sot se kemi ardhur nga diaspora, kemi ardhur nga Islanda, nga Anglia, nga Gjermania, nga Italia, nga Shqipëria, nga Kosova, nga të gjitha vendet. Shqipëria do të fitojë 2 me 1”, tha një tifoz.

“Përtej çdo gjëje, ne jemi ‘ushtarët’ e ekipit kombëtar. Ne nuk vijmë as për fitore, ne jemi thjesht mbështetës në humbje, fitore. Tifozët Kuqezi janë ‘ushtarët’ e ekipit komëtar. Vijmë vetëm për mbështetje. Lojtarët janë në fushë ne jemi në tribunë, humbje fitore do jemi përherë prezentë”, tha një tjetër.

Todhe raportoi se gjendja e lojtarëve të kombëtares është e mirë. “Lojtarët janë të gatshëm. Është bërë analiza e paradites janë qetësuar në hotel dhe janë të gatshëm për sfidën e sotme”, raportoi ai./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share