Trajneri Shpëtim Duro largohet nga F.C. Struga

Klubi i futbollit Struga Trim Lum ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shpëtim Duro.

Nga klubi thonë se bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Struga Trim Lum.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share