Mundje: Dudaev fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian

Islam Dudaev i ka siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka fituar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit çeçen që garon për Shqipërinë.

Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share