Ushtria izraelite publikon disa pamje – thotë se tregon forcat e saj tokësore në Gaza

Ushtria izraelite ka publikuar një video që thotë se tregon forcat e saj tokësore në Gaza.

Por këtë pretendim, BBC thotë se nuk e ka verifikuar ende, përcjell Telegrafi.

Pamjet, më poshtë, tregojnë dhjetëra tanke dhe automjete të tjera izraelite.

BB thotë se po punon për të verifikuar videon – më e rëndësishmja, ku është xhiruar dhe nëse këto automjete kanë kaluar nga Izraeli në Gaza.

Pak më herët sot, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se forcat e tij ishin “ende në terren”, pa dhënë më shumë detaje.

Ndërkohë, natën e kaluar, Izraeli tha se forcat e tij tokësore po “zgjeronin operacionet”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share