Aksident i rëndë në “Porta Vlae”, Chevroleti ndahet përgjysëm pas goditjes me “Audi”-në (Foto)

Një veturë tip “Chevrolet” është përgjysmuar pas përplasjes me një makinë tjetër “Audi” tek ura “Vlajko” në Vlae.

Në vendngjarje ka prezencë policie dhe qasja është i vështirë. Nuk ka ende detaje se si ka ndodhur përplasja dhe për persona të lënduar.

Në fotot e dërguara në redaksinë e Klan Maqedoni, shihet se pesëdhjetë metra nga pjesa e përparme e veturës gjendet pjesa e pasme e saj e ndarë për gjysëm.

Nga fotot shihet se edhe pjesa e përparme e veturës Audi është dëmtuar rëndë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share