Franca do të ndalojë cigaret elektrike

Kryeministrja Elisabeth Borne: Çështje e rëndësishme për shëndetin publik

Franca do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe, si pjesë e një plani kombëtar për të luftuar duhanin. Ky vendim u njoftua nga Kryeministrja Elisabeth Borne.

Gjatë një interviste për radion “RTL” Borne tha se  kjo “është një çështje e rëndësishme për shëndetin publik”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qeveria është duke hartuar një plan të ri kombëtar për luftën ndaj duhanit, që sipas saj, është përgjegjës për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.

Kryeministrja Borne u shpreh se pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se qeveria franceze nuk planifikon t’i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.

Presidenti francez, Emmanuel Macron pati publikuar më 2021 disa plane ambicioze për luftën ndaj duhanit dhe alkoolit, duke u zotuar për krijimin e më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja. Po ashtu synohej që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë, në vitin 2030 të mos jenë konsumues të cigares.

Disa vende evropiane po kërkojnë gjithashtu ndalimin e tyre. Shitjet online janë të ndaluara në Belgjikë dhe një konsultim kombëtar mbi ndalimin është duke u zhvilluar në Irlandë. Në Gjermani, qeveria ka ndaluar cigaret elektronike me shije. Ndërsa Australia ka marrë përgjigjen më të ashpër, duke reduktuar përmbajtjen e tyre të nikotinës dhe duke kufizuar shijet.

Por këto lloje cigaresh elektronike një përdorimëshe, që ndryshe quhen puff-s janë një problem  edhe në vendin tonë pasi në vitin e fundit ato kanë gjetur një përdorim të gjerë tek adoleshentët dhe nxënësit e shkollave nën 15 vjeç.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share