Truss uron Giorgia Melonin për fitoren: Italia dhe Britania janë aleatë të ngushtë

Kryeministrja britanike Liz Truss ka uruar Giorgia Melonin dhe partinë e saj për fitoren e zgjedhjeve në Itali.

Në një postim në Tqitter, Truss, e cila pak kohë më parë u zgjodh kryeministre në Britani, vë në dukje se dy vendet janë aleate të ngushta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Urime Giorgia Meloni për suksesin e partisë së saj në zgjedhjet italiane. Duke mbështetur Ukrainën në adresimin e sfidave ekonomike globale, Britania e Madhe dhe Italia janë aleatë të ngushtë”, shkruan Truss.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share