Arrestimi i ish-kryeministrit, kaos në Pakistan

Qytetarët të dëshpëruar, ndaj Imran Khan rëndojnë dhjetra akuza

Autoritetet në Pakistan arrestuan të martën në Islamabad ish-Kryeministrin Imran Khan, udhëheqësin e partisë më të madhe politike në vend. Arrestimi i politikanit 70-vjeçar ka ngjallur frikën për më shumë përleshje me mbështetësit e Khan me forcat e sigurisë.

“Ka kaos total në të gjithë vendin. Ne jemi banorë të Karaçit. Qeveria ka njoftuar se të gjitha shkollat ​​duhet të qëndrojnë të hapura, por 99% e nxënësve nuk mund të shkojnë në shkolla. Nuk ka shërbim të transportit publik në të gjithë qytetin. Të gjithë po përballen me vështirësi të mëdha.”

Qytetarët thonë se dëmet materiale pas përleshjeve të mbështetësve të Khan me oficerët e policisë janë të pallogaritshme.

“Protestuesit marshuan drejt nesh. Ka pasur të shtëna nga ana tjetër, gjatë së cilës na janë shkatërruar dyqanet. Çfarë mëkati kemi bërë që këta njerëz shkatërruan dyqanet tona? Ne kërkojmë që këta njerëz të ndalojnë këtë shkatërrim. Ne, njerëzit e thjeshtë, nuk jemi fajtorë për asnjë krim. Ku duhet të shkojmë?”

Arrestimi i ish-kryeministrit ndodhi vetëm disa orë pasi Khan ofroi detaje të reja lidhur me pretendimin e tij, se një gjeneral i lartë brenda agjencisë së zbulimit ushtarak pakistanez po komplotonte për ta vrarë atë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share