Arrin në 93 numri i viktimave në Hawai

Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui të Hawait arriti në 93, sipas faqes së internetit të qarkut Maui, duke e bërë këtë zjarrin më vdekjeprurës në SHBA.

Shkalla e dëmit erdhi në fokus më të dukshë, katër ditë pasi një flakë e shpejtë rrafshoi qytetin historik të Lahainas, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kostoja për rindërtimin e Lahainas u vlerësua në 5.5 miliardë dollarë, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), me më shumë se 2200 struktura të dëmtuara ose të shkatërruara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share