Tërmeti në Mal të Zi/ Lëkundjet ndjehen nga Shkupi deri në Ohër!

Shtëpi dhe pullaze të dëmtuara, rrëshqitje të dheut nëpër rrugë, qytetarë të tmerruar. Ky ka qenë bilanci i parë I tërmetit që goditi Malin e Zi dhe jo vetëm.

Nëpër rrjetet sociale tashmë shpërndahen video nga momenti I goditjes. Kështu duken lëkundjet në një market në zonën e tërmetit

Dridhje shënohen edhe në Stradun të Dubrovnikut.

Tërmeti prej 5.4 ballë sipas Rihterit në orën 04:06 minuta është regjistruar në Mal të Zi.

Epiqendra ka qenë 75 kilometra në veriperëndim të Podgoricës dhe 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në thellësi prej 14 kilometrave.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në rajonin e Ballkanit.

Tërmeti me epiqendër në Mal të Zi është ndjerë edhe në vendin tonë. Lëkundje tërmeti janë regjistruar nga Shkupi deri në Ohër.

Sipas Opservatorit sizmik, lëkundjet janë ndier në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë me intensitet 3 deri 4 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Dridhje më të dobëta janë regjistruar edhe në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Pas tërmetit që goditi Malin e Zi dhe rajonin kanë pasuar edhe 30 lëkundje tjera me manjitudë nga 3.5 deri në 1.5 sipas Rihterit, kanë njoftuar nga qendrat sizmike të rajonit.

Lëkundjet e tërmetit kanë ndikuar që në rajonin e Bileqës në Bosnjë e Hercegovinë të pezullohet mësimi nëpër shkolla.

Në vitin 1979 Mali i Zi u godit nga një tërmet katastrofal me manjitudë prej 7 ballë sipas Rihterit. Humbën jetën 101 persona./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share