Zgjedhjet Presidenciale/ Vankovska në FB: ”Prespa” duhet të shfuqizohet!

Emërimi i diplomatit grek Mihail Rokas në pozitën e Ambasadorit të ardhshëm të BE-së në Shkup, sipas kandidates presidenciale të “Levicës” paraqet provokim të pastër. Ajo në Facebook shkruan se Marrëveshja e Prespës duhet të shfuqizohet.

“Tani që Bashkimi Evropian “kamxhikun” ia jep një greku, është një provokim dhe kërcënim i pastër. A jemi duke e kuptuar se jemi shtet i robëruar në kuptimin e plotë të fjalës?! Kur shumica e “partive të mëdha” dhe kundërkandidatët e mi janë gati për të puthur dorën dhe t`ia lexojnë Marrëveshjen e Lisboën, unë mbetem zëri i vetëm i rezistencës. “Prespa” duhet të shfuqizohet” – tha Vankovska. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share