Vdiq gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, njëherësh gjenerali në pension, Bozhidar Deliq, ka vdekur në moshën 67-vjeçare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga institucioni ligjvënës.

Shoqata e Veteranëve të Brigadës së Motorizuar 549, njoftoi se Deliq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u tha se vdiq në Moskë të Rusisë, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.

Deliq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, ai kishte udhëhequr listën NADA (Shpresa).

Deliq u lind në fshatin Lugbunar të Gjakovës më 8 janar 1956.

Ai ishte shef i shtabit të Brigadës së Motorizuar 715 të Ushtrisë së Republikës Sërpska gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Më pas ai u bë komandat i Brigadës së Motorizuar 549 gjatë luftës në Kosovë.

Në periudhën 2002-2005, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ai u pensionua nga karriera ushtarake më 2005./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share