Talat Xhaferi: Nuk pranoj ultimatume nga partitë

Kryeministri: Çdo vendim do të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e vendit

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se nuk do të pranojë ultimatume nga partitë politike pasi kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim të tij.

Përgjegjësia kryesore e kësaj qeverie sipas Xhaferit është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 8 Maj dhe atyre presidenciale më 24 Prill.

“Në bashkëpunim me Kuvendin në bashkëpunim me Kuvendin, me OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA. Do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale dhe operative për zbatimin e vullnetit të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta evropiane që të zhvillohen zgjedhje me legjitimitet të plotë dhe pranim konsensual të vullnetit të qytetarëve.”

Xhaferi tha se qeveria e tij teknike do të bëjë të gjitha përpjekjet për të realizuar premtimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Integrimi evropian dhe përmbushja e obligimeve që rrjedhin nga negociatat e nisura dhe procesit të ‘screening-ut’ dypalësh si udhërëfyesi për reformat në administratën publike dhe për kapitujt për sundimin e së drejtës me plan aksionar. Përpilimi i udhërëfyesit për funksionimin institucioneve demokratike për integrimin e plotë dhe të përshpejtuar dhe anëtarësimin e plotëfuqishëm të shtetit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 janë gjithashtu lartë në axhendën e qeverisë.”

Gjatë dorëzimit të detyrës kryeministri në ikje Dimitar Kovaçevski deklaroi se një nga sfidat e mazhorancës mbeten ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë negociatave me BE-në.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share