MPB: Promovohen 590 policë të rinj

PREJ TYRE 487 BURRA DHE 103 GRA

Në Qendrën për Trajnime të MPB-së në Idrizovë janë promovuar 590 policë të rinj – gjenerata 2021 – 2022. Presidenti Stevo Pendarovski gjatë promovimit tha se nga sot në duart e tyre janë siguria e qytetarëve dhe ruajtja e paqës në vend.

“Gjatë tri dekadave të kaluara ndërtuam një polici me profesionalizëm të lartë në radhët e të cilës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, të cilët me profesionalizëm, dinjitet dhe me integritet personal kryejnë detyrat e tyre, duke u vënë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre” – deklaroi Stevo Pendarovski.

Nga 625 kandidatët e paraqitur, trajnimin me sukses e kanë përfunduar 590 kandidatë, prej të cilëve 487 meshkuj dhe 103 gra, kurse suksesi mesatar ka qenë 523 pikë nga 600 të mundshmet.

Në këtë ceremoni janë shpallur 18 kandidatët më të mirë, kurse më I miri I gjeneratës 2021 – 2022 u shpall Stefan Mitanovski.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share