Nikolovski: Pas zgjedhjeve – Qeveri me BDI-në nuk do të ketë!

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE ÇËSHTJE E MBYLLUR”

Një nga shkaqet e rejtingut të tashëm të ulët të LSDM-së është mosrealizimi i premtimeve nga viti 2016 – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski. Sipas tij, sic percjell KlanM, atë kohë, lideri i atëhershëm socialdemokrat, Zoran Zaev, kishte deklaruar se nuk do të koalicionojë me “kriminelët dhe bandat” e BDI-së.

Nikolovski shprehet i prerë dhe i sigurtë se pas zgjedhjeve Qeveri me BDI-në nuk do të ketë.

“Kjo udhëheqësi e BDI-së, fatkeqësisht, është kriminalizuar deri në maksimum dhe nuk ka ditë dhe aferë ku nuk janë të implikuar përfaqësues të BDI-së. Është një sjellje që nuk mund të tolerohet dhe duhet të hetohet nga organet, e jo të jenë pjesë e Qeverisë. Për këtë shkak ne dalim me programin tonë dhe këtë program nuk mund ta zbatojmë me njerëz që në mëngjes shkojnë në punë duke menduar për keqpërdorime dhe si të bëjnë krime” – tha Aleksandar Nikolovski.

Opozita maqedonase nuk preferon koalicion parazgjedhor me parti shqiptare. Aleksandar Nikolovski, sic njofton KlanM, shprehet i bindur se VMRO-DPMNE e vetme do të fitojë shumicën në Kuvend respektivisht 61 deputet. Pas zgjedhjeve, nëse VMRO-DPMNE fiton mandatin për formimin e Qeverisë, sipas Nikolovskit, përparësi do të ketë opozita shqiptare.

“Pas zgjedhjeve dhe për shkak të realitetit në Maqedoni, pa marrë parasysh se sa deputetë do të fitojmë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me partnerë potencial nga I ashtuquajturi kampi shqiptar dhe të shohim nëse mund të përputhen programet. Padyshim se përparësi do të ketë fronti opozitar shqiptar” – tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski.

Ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar nuk do të ketë – shprehet I prerë Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së.

I pyetur të komentojë përvojat e kaluara kur deputetë të VMRO-DPMNE-së votuan për ndryshimin e emrit të shtetit, Nikolovski, sic percjell KlanM, tha se kanë qenë kohëra kur struktura të ish-udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së kanë bashkëpunuar me LSDM-në dhe se publikisht dihen ato struktura.

Sipas Nikolovskit, një gjë e tillë tashmë nuk ekziston duke pohuar se ndryshimet kushtetuese tashmë janë çështje e mbyllur.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share