Simone Inzaghi rinovon deri në 2025

Inter ia zgjat edhe me 1 vit kontratën trajnerit

Simone Inzaghi dhe Inter zgjatën edhe me 1 vit më shumë bashkëpunimin mes tyre. Marrëveshja e mëparshme që ishte deri në 30 Qershor të 2024 u shty deri në 2025.

Nën drejtimin e Simone Inzaghi, Inter ka fituar nga dy herë Kupën dhe Superkupën e Italisë, ndërsa sezonin e fundit mbërriti deri në finalen e Champions League që e humbi përballë Manchester City.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Puna e Inzaghi është vlerësuar duke u menduar për vijimin e projektit. Inter e ka nisur kampionatit në mënyrën më të mirë pasi renditet i pari me pikë të plota pas 3 javësh aq sa Milan i vendit të dytë.

Në takimin e fundit me Fiorentina që u fitua 4 – 0, Lautaro Martinez shënoi 2 gola, duke u përfshirë në dhjetë shënuesit të mirë në historinë e ekipit në kuotën 107.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share