E bujshme nga mediat angleze, Ronaldo largohet në Janar

Cristiano Ronaldo largohet në Janar, Ten Hag: Treguam respekt për karrierën e tij

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United ka hyrë në një spirale që duket se tashmë i dihet fundi. Portugezi po përjeton momentet e fundit me fanellën e “Djajve të kuq”, kjo e ndikuar edhe nga trajtimi që po merr në skuadrën nga “Old Trafford”.

Mungesa e minutave në derbin e qytetit kundër Mançester City aq më tepër ku United u turpërua duke u mposhtur me shifrat tenistike 6-3 e bën largimin e Ronaldos një çështje të mbyllur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas mediave britanike, janari do sjellë divorcin e dytë mes palëve. Në largimin e tij ka peshë edhe fjala e trajnerit, Erik Ten Hag, që të sakrifikuarin e parë te “djajtë e kuq” ka pikërisht Ronaldon.

Holandezi ka konfirmuar se do të ishte mëse i hapur për të lënë Ronaldon të largohet, duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia e tyre ka pësuar një krisje të parikuperueshme.

Për më tepër Ten Hag e konsideroi mungesën e tij në fushë ndaj Manchester City si një moment reflektimi dhe respekti për karrierën e Ronaldos, pasi në të kundërt do të merrte një njollë të madhe nga kjo disfatë turpëruese.

Ajo që mbetet të shihet është se cila do të jetë skuadra që do i ofrojë kushtet e kërkuara nga Ronaldo. Për momentin, vetëm sauditët e Al Hilal kanë bërë propozim konkret për 37-vjeçarin, i cili dëshiron të luajë në Champions League.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share