NBA: Në Perëndim kryeson Minnesota e ndjekur nga Oklahoma

Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe tre e atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Skuadrat favorite kanë shënuar fitrore të sigurta ndërsa befasia e sotme është humbja kampionëve në fuqi Denver para tifozëve vendas nga Oklahoma me rezultatin 117-118. Pas kësaj fitoreje Oklahoma ngjitet në pozitën e dytë me 16 fitore e 8-të humbje.

Në transfertë sot fitore ka shënuar edhe Dallas në përballjen me Portlandin 131-120, fal Luka Donçqit i cili realizoi tripl double me 40 pikë, 12 kërcime e 10 asiste.

Lideri në renditjen e tabelës Minnesota – mundi ekipin Indiana me rezultat 127-109. Më efikas ishte Towns me 40 pikë 10 kërcime e 4 asiste. Minnesota vazhdon të kryeson Konferencën e Perëndimit me 19 fitore e 5 humbje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultatet e sotme

Milwaukee – Detroit 146- 114

Charlotte – Philadelphia 82-135

Cleveland – Atlanta 127-119

Miami – Chicago 118 – 116

Minnesota – Indiana 127-109

Golden State Warriors – Brooklyn 124-120

Denver – Oklahoma 117 – 118

Portland -Dallas 120 – 131

Sacramento – Utah Jazz 125-104

Los Angeles Clippers – Nju Jork 144 – 122

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share