Shpërthim i fuqishëm në një treg në Armeni, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa njerëz, numri të cilëve ende nuk dihet janë bllokuar në rrënoja pas një shpërthimi të fortë në një treg me pakicë në kryeqytetin Jerevan të Armenisë. Mësohet se nga shpërthimet ka rreth 20 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, tha për Associated Press, një zëdhënës i kryebashkiakut të Jerevanit.

10 kamionë zjarrfikës në vend dhe 10 të tjerë janë rrugës për në tregun Surmalu, që ndodhet rreth dy kilometra në jug të qendrës së qytetit. Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale tregonin një shtëllungë tymi të zi mbi treg dhe shpërthime të njëpasnjëshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shpërthimi, shkaku i të cilit nuk dihet menjëherë, shkaktoi një zjarr të madh në një zonë ku ruheshin fishekzjarrët.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share